
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Sanxhaku” të Laçit, ku të shtënat me armë zjarri kanë lënë të plagosur një 22-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, i riu Veron Pasha është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë plagë në pjesën e kofshës. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e 22-vjeçarit është e stabilizuar, ndërsa ai vijon të jetë nën monitorimin e stafit mjekësor.
Pas alarmit për të shtënat, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa po kryhen verifikime dhe po mblidhen prova për të përcaktuar motivin e ngjarjes./Versus.al

