AKTUALITET /

'Qeni erdhi i gjakosur...'/ Zbulohet qendra e tort*rës së qenushëve, kush fshihet pas ‘Dog Training Desy?

Qendra e trajnimit “Dog Training Desy” është denoncuar për mashtrim dhe keqtrajtim të kafshëve, ku klientët nuk kanë marrë më qentë e tyre pas pagesave të majme. Administratorët Gentian Sejdini dhe bashkëshortja e tij janë shpallur në kërkim, ndërsa faqja e qendrës në rrjetet sociale është mbyllur.

Shkruar nga Versus
'Qeni erdhi i gjakosur...'/ Zbulohet qendra e tort*rës së
Gentian Sejdini

Një rast i rëndë abuzimi dhe mashtrimi ka dalë në dritë së fundmi me qendrën e trajnimit për kafshë “Dog Training Desy”.

Qytetarët që kanë dërguar qentë e tyre për trajnim raportojnë se pas pagesave të majme, kafshët nuk janë rikthyer dhe komunikimi me administratorët, Gentian Sejdini dhe bashkëshorten e tij Rozalina Sabli, është bërë i pamundur. Të dy janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit.

Shumë nga klientët kanë përjetuar situata të ngjashme.

Aktorja Arjola Demiri, ish-banorja e Big Brother VIP, tregon se pagoi 450 € për të mësuar vetëm dy komanda bazë për qenin e saj Doberman, i cili u kthye nga qendra i keqtrajtuar dhe i gjakosur.

Sipas saj, përpjekjet për të komunikuar me administratorin ishin të kota, dhe qeni u kthye në një gjendje të rëndë fizike.

'Qeni erdhi i gjakosur...'/ Zbulohet qendra e tort*rës së

Rastet e tjera tregojnë se qytetarët kanë paguar deri në 9 200 euro, por nuk kanë marrë më kafshët e tyre. Disa nga ata raportojnë se u është thënë se qentë kanë vdekur nga sëmundje, ndërsa të tjerët i gjetën kafshët në gjendje të rëndë shëndetësore pas ndërhyrjes së vonuar.

Faqja e Instagramit e qendrës, ‘Daisy k9 Dog Trainer Albania’, është mbyllur dhe administratorët janë zhdukur pa lënë gjurmë dhe po kërkohen nga policia.

Qytetarët paralajmërojnë publikisht të tjerët për të mos rënë pre e mashtrimeve të këtij institucioni, duke treguar humbje të kafshëve dhe pagesa të kota për shërbime që nuk janë ofruar kurrë.

'Qeni erdhi i gjakosur...'/ Zbulohet qendra e tort*rës së

Çfarë ka ndodhur me kafshët brenda “Dog Training Desy” mbetet e panjohur, por kjo skemë ka lënë pas dëme të mëdha për pronarët dhe një alarm të madh për kujdesin ndaj institucioneve që ofrojnë shërbime për kafshët./Versus.al

Poll