
Ka vijuar këtë të enjte në Tiranë protesta e 55-të kundër investimit në zonën e Zvërnecit.
Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku mbajtën pankarta dhe parulla me kërkesa politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.
Më pas, protestuesit nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan tubimin.
Kërkesat e protestuesve mbeten ndryshimi i ligjit zgjedhor, shfuqizimi i ligjit për investitorët strategjikë, kundërshtimi i Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve që lidhen me zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.
Protesta është organizuar prej 55 ditësh, me fokus kryesor kundërshtimin e investimeve të planifikuara në zonën e Zvërnecit./Versus.al

