AKTUALITET /

Rekrutoi shoqëruesin e personazhit të botës së krimit, merret i pandehur ish-drejtori i AMP

Shaljani u bë agjent i AMP pa përmbushur kriteret dhe pa shkuar asnjë ditë në punë.

Shkruar nga Versus
Rekrutoi shoqëruesin e personazhit të botës së krimit,
Muçi Shaljani, një prej viktimave të atentatit të Rinasit

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artion Saliasi, është marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Sipas Prokurorisë së Tiranës, rekrutimi në AMP i Muçi Shaljani (Sheqerit), i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit është bërë në kundërshtim me ligjin.

Hetimet kanë nxjerrë në pah sesi Shaljani u punësua si agjent i AMP pa përmbushur asnjë kriter që vendoset për të tjerët. Shaljani ishte shoqërues i Danit, një prej anëtarëve të grupit të Emiljano Shullazit, personazh tjetër i botës së krimit. 

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezillimit nga detyra rreth 1 muaj më parë.

Kur kanë kaluar mbi 5 muaj nga atenati që tronditi Tiranën për shkak se u bë në vendin që duhej të ishte më i sigurti në Shqipëri, autoritetet ende nuk kanë identifikuar autorët apo shkaqet e ekzekutimit të dyfishtë të ndodhur. Tanimë hetimet po ndiqen nga SPAK pasi prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Versus.al

Poll