
Janari ka nisur me reshje shiu, temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në disa qarqe të vendit. Pasditen e sotme pritet të ketë një shtim të reshjeve të shiut në vend, kryesisht në veri dhe në jug.
Sipas institutit të gjeoshkencës në Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Po ashtu paralajmërohet për përmbytje në zonat urbane të këtyre dy qarqeve.
Sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave (3 -7 Janar 2026) priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit. Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.
RESHJET
Sot pasdite (shtunë, dt. 03) dhe nesër (e diel, dt. 04) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURA
Nesër (e diel, dt. 04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13/ 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C. Versus.al

