AKTUALITET /

Rrahje dhe pengmarrje e të riut te ish-Dogana? Policia sqaron ngjarjen: 4 persona të shoqëruar

Bëhej fjalë për një rast kur familjarët tentonin të fusnin me detyrim në makinë të riun i cili ishte në gjendje të dehur.

Shkruar nga Versus
Rrahje dhe pengmarrje e të riut te ish-Dogana? Policia sqaron ngjarjen: 4
Foto nga vendngjarja

Mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale u publikua një video ku shiheshin disa persona teksa fusnin me forcë në makinë një të ri. Fillimisht u raportua se një grup prej dhjetëra personash kishin dhunuar të riun dhe më pas e kishin futur me forcë në makinë, duke ngritur dyshimet se ishte marrë peng.

Policia u vu në veprim menjëherë pas raportimit të ngjarjes dhe u zbulua se nuk bëhej fjalë për diçka të tillë. Në sqarimin e dhënë me anë të një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se u shoqëruan në komisariat 4 persona të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e ish-Doganës.

Të shoqëruarit ishin 2 vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Pas largimit nga lokali njëri prej të rinjve ka refuzuar të hipë në makinë dhe familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në mjet për ta dërguar në banesë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: