AKTUALITET /

Rrëmbyen 20-vjeçarin në Vlorë, vihet në pranga 24-vjeçari, në kërkim 2 vëllezërit bashkëpunëtorë në pengmarrje

Sipas Policisë së Vlorës, në pranga ka rënë shtetasi Brajan Habazaj, 24 vjeç, banues në Risili, Vlorë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Roberto Lapa, 30 vjeç dhe Leandro Kapllani (Lapa), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në Risili, Vlorë

Shkruar nga Versus

Rrëmbyen 20-vjeçarin në Vlorë, vihet në pranga

Policia e Vlorës ka arrestuar një 24-vjeçar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se rrëmbyen një 20-vjeçar, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Sipas Policisë së Vlorës, në prangat ka rënë shtetasi Brajan Habazaj, 24 vjeç, banues në Risili, Vlorë si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Roberto Lapa, 30 vjeç dhe Leandro Kapllani (Lapa), 34 vjeç (vëllezër), të dy banues në Risili, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me forcë në automjetin në përdorim të dy vëllezërve, një 20-vjeçar, dhe më pas e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij, me qëllim përfitimin e shumës monetare 6000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.

Poll