
Një prag tragjedie ndodhi këtë të hënë në Shëngjin ku nënë e bir rrezikuan të mbyten në zonën e “Ranës së Hedhun”.
Burime nga terreni raportojnë se nëna me djalin e saj të mitur, sapo ishin futur për t’u larë dhe kanë rrezikuar jetën.
Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare dhe disa pushuesve, si dhe mbërritjes së menjëhershme të shërbimeve nga emergjenca spitalore, është bërë e mundur shpëtimi i tyre, pasi kishin konsumuar shumë ujë.
Ata po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe parametrat jetësorë janë të qëndrueshëm./Versus.al

