
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka reaguar pas lajmeve ndërkombëtare për linja ajrore që po reduktojnë fluturimet për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, duke sqaruar se situata në Shqipëri është plotësisht nën kontroll.
Në një njoftim në rrjetet sociale, TIA bën me dije se fluturimet vijojnë normalisht dhe se të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, pa asnjë problem në furnizimin me karburant për linjat ajrore që operojnë nga Tirana.
“Fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht. Të gjitha operimet po zhvillohen sipas planifikimit, ndërsa furnizimi me karburant garanton vazhdimësi të plotë dhe të sigurt të shërbimit për të gjitha linjat ajrore”, thuhet në reagim.
Më tej, aeroporti thekson se prioritet mbetet siguria dhe përvoja e pasagjerëve.
“Prioriteti ynë mbetet gjithmonë siguria dhe një eksperiencë e besueshme për çdo pasagjer”, nënvizon TIA./Versus.al

