AKTUALITET /

Safet Bajri i dërgon kërkesë SPAK-ut: Të bëhet krahasimi i ADN-së dhe pamjeve filmike

Shkruar nga Versus

Safet Bajri i dërgon kërkesë SPAK-ut: Të bëhet

Pas mbylljes së hetimeve të SPAK-ut në lidhje më vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër, Safet Bajri ka bërë disa kërkesa.

Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka mbledhur prova mbi të cilat ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se personat nën hetim Behar Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Bajri kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici, i afërm i shtetasit Ibrahim Lici.

Safet Bajri kërkon që të merret kampioni i ADN-së së tij dhe të bëhet krahasimi me ADN-në nga vendi i krimit. Po ashtu, ai kërkon të këqyren pamjet filmike për të vërtetuar nëse prania e tij mund të identifikohet ose jo në vendngjarje.

Kërkesa e plotë:

Së pari, pasi u njohëm me përfundimin e hetimeve dhe me njoftimin e akuzës për të mbrojturit prej meje, i kërkojmë organit procedues një kopje të të gjitha akteve të dosje hetimore për procedimin penal nr.112\2019 për të pandehurin Safet Rustemi pasi deri në këto momente nuk jemi njohur me asnjë akt apo veprim hetimor të kryer dhe as me kërkesën e përfundimit të hetimeve.

Së dyti, i mbrojturi prej meje Safet Rustemi pasi u njoh me akuzat dhe pretendimet e organit hetues për marrjen e tij si i pandehur, kërkon që të kryhen disa hetime shtesë të cilat i çmojmë të rëndësishme për çështjen dhe që do ndikojnë në uljen e pozitës së rëndë që është vendosur klienti im.

Konkretisht në respektim të afateve ligjore që parashikon neni 327 i Kodit të Procedurës penale, pika 4 kërkojmë që nga organi procedues të kryhen këto veprime:

1.Marrja e kampionit të ADN-së së shtetasit Safet Rustemi dhe krahasimi me ADN e marrë në vendngjarjen e ndodhur krimi.

2.Kryerja e një akti ekspertimi të pamjeve filmike dhe dhënia e përgjigjes nga ana e eksperti nëse rezulton që identifikohet klienti im si person i ndodhur në vendngjarje apo nuk identifikohet dot.

Kryerjen e këtyre veprimeve i çmojmë të rëndësishme dhe të nevojshme për të sqaruar pozitën e klientit tim për këtë procedim penal.

Poll