AKTUALITET /

"Shatku, shkak i acarimit të Metës në gjyq", Cakrani: Ka dyshime se kushëriri i Monikës e çoi drejt arrestimit, përmendet 327 herë në dosje

Cakrani tha se nuk bëhej fjalë për një konflikt personal, por për një reagim të lidhur me emrin e Fatjon Shatkut, kushëririt të Kryemadhit, i cili sipas tij përmendet qindra herë në dosjen hetimore.

Shkruar nga Versus

"Shatku, shkak i acarimit të Metës në gjyq", Cakrani:

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, komentoi para mediave debatin e ndodhur në sallën e gjyqit mes Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Cakrani tha se nuk bëhej fjalë për një konflikt personal, por për një reagim të lidhur me emrin e Fatjon Shatkut, kushëririt të Kryemadhit, i cili sipas tij përmendet qindra herë në dosjen hetimore.

“ Nuk duhet ta konsiderojmë si një zënkë. Ishte një moment tensioni kur u përmend Shatku, i cili është një dëshmitar kyç në këtë çështje. Në dosje ai përmendet 327 herë dhe megjithatë nuk është thirrur për të dëshmuar. Kjo krijon dyshime dhe jep përshtypjen e një komploti”, deklaroi Cakrani.

Sipas avokatit, Meta ka ngritur zërin gjatë seancës për shkak të bindjes së tij se Shatku ka luajtur rol në zhvillimet që çuan në hetimin dhe arrestimin e tij.

“Kanë kaluar 20 muaj e 2 ditë nga arrestimi dhe ende nuk dihet pse po mbahet. Ishte një moment tensioni dhe ngritje zëri nga ana e Metës. Shatku është kushëriri i Kryemadhit dhe Meta ka mendimin e tij, duke besuar se ka pasur një komplot ndaj tij”, tha ai.Versus.al

 

Poll