AKTUALITET /

Fier, aksident në afërsi të fshatit Ferm-Çlirim, 2 automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen drejtuesit

Burime spitalore bëjnë me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Shkruar nga Versus

Fier, aksident në afërsi të fshatit Ferm-Çlirim, 2

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fier–Seman, pranë fshatit Ferm-Çlirim.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve.

Të lënduarit janë transportuar me autoambulancë drejt Spitali Rajonal i Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa policia ka nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Poll