
Një operacion policor është zhvilluar në kryeqytet, në zonën e Delijorgji, ku forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente të dyshuara se funksionojnë si call center të paligjshëm.
Sipas burimeve paraprake, policia ka ndërhyrë në këto ambiente për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe për të mbledhur prova mbi mënyrën e funksionimit të tyre.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet dhe kontrollet vijojnë.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me rezultatin e operacionit dhe masat që mund të merren ndaj subjekteve të përfshira.Versus.al

