AKTUALITET /

Sherr me th*ka në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen 2 vëllezëri

Një konflikt i çastit në një mobileri në Nikël ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve, të cilët dyshohet se u goditën me mjet prerës nga dy persona. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus
Sherr me th*ka në oborrin e një mobilerie në Nikël, plagosen
Foto ilustruese

Rreth orës 20:30 është regjistruar një ngjarje e rëndë në oborrin e një mobilerie në Nikël, ku një konflikt i çastit, dyshohet për motive të dobëta, ka përfunduar me plagosje.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës dy vëllezër, R. C. rreth 31 vjeç dhe H. C. rreth 23 vjeç, të cilët janë transportuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për kapjen e dy autorëve të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.Versus.al

Poll