AKTUALITET /

Alma Tafani në arrati, helmimi i studentëve, drejtoresha e AKU: Pronarja e ‘Sori AL’’ ka njoftuar vet për ngjarjen

Shkruar nga Versus

Alma Tafani në arrati, helmimi i studentëve, drejtoresha e AKU:

Shefja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen në Akademinë e Policisë, ku disa studentë u dyshua se u helmuan nga ushqimi i kateringut.

Ajo deklaroi se ka qenë vetë administratorja e kompanisë furnizuese ajo që ka njoftuar institucionet sapo është mësuar për rastin, duke vënë në lëvizje autoritetet përkatëse.

"Në fakt kemi marrë një njoftimi në orët e vona të mbrëmjes, për çfarë kishte ndodhur. U njoftuam nga administratorja e kompanisë dhe të gjitha trupat inspektuese ishin të terren për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur. Ajo që është e rëndësishme, është se të gjitha institucionet ishin atje për të hetuar nga afër se çfarë kishte ndodhur, qoftë pjesa inspektuese e AKU për të marrë mostrat përkatëse dhe për të verifikuar mënyrën se si ofrohej ai ushqim dhe për të garantuar që nuk ishte cenuar siguria ushqimore, por ashtu ishin edhe përfaqësues të ISHP-së dhe të Operatorit Shëndetësor, por edhe të Policisë së Shtetit për të parë realisht se çfarë kishte ndodhur.

U morën mostra aty, nga ushqimi që kishte mbetur, nga ana tjetër inspektuam se ku gatuhej ushqimi. Këtë do ta kuptojmë pas 10 ditësh, sepse është shumë e rëndësishme që të presim rezultatet e analizave të mostrave të marra të ushqimit, por jo vetëm, edhe të ujit të pijshëm.  Për të përcaktuar deri në fund të gjitha kushtet higjieno-sanitare në të cilat ofrohej ushqimi, përpunohej dhe ofrohej. Të gjithë reaguan në kohë", është shprehur Blerina Gjylameti në emisionin Opinion.

Lidhur me pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, të cilat pretendonin praninë e krimbave në shishet e uthullës, drejtoresha e AKU-së i hodhi poshtë këto lajme duke i cilësuar si të pavërteta dhe bëri thirrje për maturi për të shmangur panikun e panevojshëm.

Për momentin, fokusi mbetet te verifikimi i kushteve higjieno-sanitare të kompanisë që ofronte shërbimin e kateringut për studentët e policisë./Versus.al

Poll