
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Bishqem.
Sipas informacioneve paraprake, një kamion është përplasur me një automjet tip “Volkswagen Golf”, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit të vogël.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e përplasjes mes dy mjeteve.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Versus.al

