Një incident i rëndë është regjistruar një ditë më parë në autostradën Autostrada Tiranë–Durrës, pranë zonës së QTU-së, ku një konflikt mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike në mes të rrugës.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dy persona ndalojnë një automjet, nxjerrin me forcë një të ri nga makina dhe e godasin brutalisht, ndërsa ngjarja zhvillohet para syve të kalimtarëve dhe drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në përplasjen e dhunshme, ndërsa identiteti i personave të përfshirë mbetet ende i paqartë.
Në video shihen edhe efektivë policie pranë vendit të ngjarjes, por deri më tani nuk ka pasur ende një reagim apo njoftim zyrtar lidhur me incidentin.
Ngjarja ka ngjallur shqetësim në rrjetet sociale, ku qytetarët shprehin alarm për sigurinë dhe për faktin se episode të tilla dhune po ndodhin hapur në një nga akset më të frekuentuara të vendit.
View this post on Instagram

