Një atentat me armë zjarri është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandë, ku një person ka mbetur i vrarë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë është pronari i një karburanti, i identifikuar si Rexhep Ismaili, 66 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar me një plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të tij. Po ashtu bëhet me dije se Ismaili ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.Versus.al
View this post on Instagram

