
Durrës- Dy të moshuar janë paraqitur në spitalin rajonal gjatë mbrëmjes së sotme. Mësohet se rreth orës 18:00, M.S, 91 vjeç ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij R.J, 69 vjeç.
Si pasojë e përleshjes fizike të dy kanë pësuar lëndime dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Versus.al

