AKTUALITET /

Sherri me thika në Shkodër, policia jep detajet: Të plagosurit janë 19 dhe 17 vjeç, ja pse u konfliktuan

Dy të rinj, përfshirë 19-vjeçarin Enis Preza, mbetën të plagosur me thikë pas një konflikti në Shkodër, ndërsa policia po heton ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Sherri me thika në Shkodër, policia jep detajet: Të plagosurit

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me plagosjen me thikë të regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar, të plagosurit janë Enis Preza, 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, kur të rinjtë janë paraqitur për ndihmë mjekësore pasi kishin marrë plagë nga mjet prerës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit në lagjen “Qemal Stafa”.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./Versus.al

Poll