AKTUALITET /

Shisnin armë në Tiranë, policia kap “mat” 3 trafikantët e dënuar më parë për krime të rënda

Ndërsa një 28 vjeçar i dyshuar si pjesëtar i grupit është shpallur në kërkim.

Shkruar nga Versus

Shisnin armë në Tiranë, policia kap “mat” 3

Pas 3 muajsh hetime, policia ka finalizuar operacionin e koduar “Anëtarët” duke vënë në pranga 3 persona të cilët dyshohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me shitjen e armëve të zjarrit.

Në pranga kanë rënë persona me precedentë penalë të mëparshëm:

-Ilir Zyberi, 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; 

Artur Brahimaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe   për mashtrim;

Artur Rushiti, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Policia ka ndërhyrë teksa anëtarët e grupit po qarkullonin duke u bllokuar rrugët. Gjatë operacionit u sekuestruan 5 armë zjarri dhe municion luftarak që do shiteshin në Tufinë e Fresk.

Ndërsa u shpall në kërkim 28 vjeçari E.S i cili po ashtu dyshohet si pjesë e grupit. Versus.al

Poll