AKTUALITET /

Shkrumbohen nga flakët 4 betoniere në Vlorë, u spërkatën me benzinë gjatë natës

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

Shkruar nga Versus
Shkrumbohen nga flakët 4 betoniere në Vlorë, u
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Katër betoniere të tonazhit të rëndë kanë shkrumbuar nga flakët brenda një kantieri pune në pronësi të biznesmenit Blerti Mëhillaj. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fushë Bushatit ku 4 mjetet e tonazhit të rëndë kanë qenë të parkuara. Sipas dyshimeve, një person ka hyrë dhe i ka spërkatur me benzinë për t'u vënë më pas flakën. 

Katër mjetet u dogjën pjesërisht, ndërsa flakët shkaktuan panik në zonë. Mësohet se në vendin e ngjajres kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe nisjen e hetimeve.

Grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, kqyrjen e kamerave të sigurisë dhe identifikimin e autorit/autorëve. Versus.al

Poll