AKTUALITET /

Shokohet Durrësi! Babai kërcënon vajzën me th*kë, më pas qëllon veten

Shkruar nga Versus

Shokohet Durrësi! Babai kërcënon vajzën me th*kë,

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës gjatë mbrëmjes së djeshme. Në Qerret, babai ka kërcënuar vajzën e tij me thikë dhe më pas dyshohet të ketë qëlluar veten.

Ardian Varrosi në gjendje të dehur, ka paralajmëruar vajzën e tij se do ta vriste. Edhe herë të tjera e kishte dhunuar. Vajza kishte arritur të shpëtonte duke dalë nga banesa dhe duke kërkuar ndihmë nga fqinjët të cilët ndërhynë menjëherë.

Kryefamiljari vijonte të kërcënonte edhe fqinjët. Në momentin kur policia mbërriti, ai qëlloi veten me thikë në qafë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital. Deri tani janë marrë në pyetje kryefamiljarët, ndërsa pasi të stabilizohet gjendja, edhe kryefamiljarit do t’i merret dëshmia. Versus.al

Poll