AKTUALITET /

Shpërndante kokainë me marsup, arrestohet 22 vjeçari në Durrës

Shkruar nga Versus

Shpërndante kokainë me marsup, arrestohet 22 vjeçari në

Durrës- Një 22 vjeçar me inicialet G.R është arrestuar nga policia në lagjen nr.17 pasi u kap në flagrancë me kokainë në çantën e tij dorës.

Sipas informacioneve të siguruara nga policia, dyshohet se i riu e shpërndante lëndën narkotike tek persona të tjerë në punën e Durrësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën rreth 188.5 gramë kokainë.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll