
Shkodër- Një shpërthim me tritol është raportuar pas mesnatës së mbrëmshme në Vaun e Dejës.
Rreth orës 00:40, A.F pronari i një servisi makinash denoncoi në polici shpërthimin me tritol në servisin e tij. Si pasojë e shpërthimit, u dëmtua dera kryesore e servisit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për kapjen e autorëve të ngjarjes. Versus.al

