AKTUALITET /

Si u ekzekutua mësuesi polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: U organizua nga ish-gruaja!

Autori i dyshuar ka rrëfyer se ka marrë përsipër krimin për të “mbrojtur” partneren e tij, duke pranuar se e kishte rekrutuar grupin nën pretekstin se do të rrihnin një person.

Shkruar nga Versus

 

Si u ekzekutua mësuesi polak në Greqi, në pranga edhe dy

Policia greke ka zbardhur vrasjen e 43-vjeçarit Przemyslaw Jeziorski, profesor polak, i ekzekutuar më 4 korrik në Agia Paraskevi të Athinës. Sipas autoriteteve, krimi ishte i mirëorganizuar dhe i motivuar nga hakmarrja personale e ish-bashkëshortes së viktimës.

Në pranga janë vendosur gjashtë persona: ish-gruaja e Jeziorskit, partneri i saj aktual grek (autori i dyshuar i vrasjes), një shtetas bullgar dhe dy shqiptarë – Andrea Sherri (24) dhe F. Driza (16) – të cilët dyshohet se ndihmuan në sigurimin e mjetit të arratisjes dhe logjistikës.

Sipas hetimeve, ish-bashkëshortja i kishte lënë takim viktimës për të marrë fëmijët, por në fakt kishte planifikuar ekzekutimin. Viktima u ndoq me një “Porsche Cayenne” dhe u vra në zonën e Haidarit. Të dy shqiptarët dhe bullgari pretendojnë se nuk e dinin se do të ndodhte një vrasje, por kërkuan 50,000 euro për të heshtur pas ngjarjes.

Hetimet zbuluan se partneri i gruas kishte tentuar të shmangte gjurmët, duke dhënë telefonin dhe çelësat e tij një personi tjetër, për të krijuar alibi. Megjithatë, në të kaluarën, Jeziorski kishte paditur këtë person për kërcënime dhe dhunë, duke ngritur dyshime për një konflikt të thellë mes tyre.

Ndërkohë, policia ka gjetur prova të rëndësishme që implikojnë ish-gruan, përfshirë një foto të bërë nga pas ditën e ngjarjes që tregon veshjen e viktimës. Ajo kishte fshirë të dhënat nga telefoni menjëherë pas vrasjes dhe kishte përdorur aplikacionin e koduar Signal për të komunikuar me autorin, duke përdorur numrin e djalit të saj.

Autori i dyshuar ka rrëfyer se ka marrë përsipër krimin për të “mbrojtur” partneren e tij, duke pranuar se e kishte rekrutuar grupin nën pretekstin se do të rrihnin një person. Ai u premtoi se nëse ndodhte ndonjë gjë, “Nadia do të paguante gjithçka, edhe avokatët.”

Të gjitha këto prova e çojnë çështjen drejt një aktakuze për vrasje me paramendim, bashkëpunim dhe nxitje për vrasje. Ndërsa katër nga të arrestuarit kanë pranuar përfshirjen, ish-gruaja vijon të mohojë çdo rol, por provat materiale e përgënjeshtrojnë. /Versus.al

Tags:

vrasje greqii

Poll