
Shkodër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst të bashkisë së Fushë Arrëzit.
Një burrë është dhunuar teksa kthehej nga puna. Pre e dhunës ka rënë më pas edhe gruaja e tij pasi persona të paidentifikuar u futën në banesën e tyre.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak për dhunën ndaj çiftit të bashkëshortëve Skënder dhe Bardhe Nika, është bërë sinjali që ata i kanë dhënë policisë për operacionin antidrogë të zhvilluar 3 javë më parë.
Një grup hetimor i policisë po punon për të zbardhur ngjarjen. Versus.al

