
Gjatë fjalës së tij në konferencën e komisionit të Bllokut Lindor në Gjermani, kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën ku ndodhet aktualisht vendi me protestat masive. Ai tha se Europa nuk ka nevojë vetëm për mbrojtje nga raketat, por edhe nga algoritmet në rrjetet sociale.
Sipas tij, falë algoritmeve në rrjetet sociale, u shpërndanë të pavërteta lidhur me projektin në Zvërnec, ndërkohë që ende nuk ekzistonte ndonjë provë. Rama shtoi se këto narrative janë të rrezikshme sepse nxisin qytetarët të vënë në dyshim gjithçka dhe vetë idenë nëse demokracia ia vlen.
“Europa nuk ka nevojë vetëm për mbrojtje nga raketat, por edhe nga epoka e algoritmeve. Nëse do më duhej të zgjidhja nga t’ja nisja do t’ja nisja pikërisht nga kjo e fundit. Këto javët e fundit, vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të kësaj. Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj. Titujt u bënë të vërteta. Të vërtetat u bënë dogma dhe kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar. E përmend këtë jo sepse projekti vetë ka ndonjë rëndësi për Evropën. Ka! Po ajo që ka më shumë rëndësi është ajo çfarë zbuloi ky episod.Indinjata prodhoi miliona shikime para se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narrativat bënë xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk është më një fenomen shqiptar, por europian, amerikan dhe demokratik. Nëse demokraticë dështojnë të bëjnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, ato do të humbasin diçka më të vlefshme se çdo argument politik. Besimin se demokracia ia vlen”- u shpreh Rama. Versus.al

