AKTUALITET /

''Situata alarmante!', eksperti i kriminalistikës: Po lëvizet me armë në brez e antitank në bagazh! Duhen aksione të forta

Sipas Karamuços duhet që policia të shkundë mirë disa zona me kontrolle të rrepta.

Shkruar nga Versus

''Situata alarmante!', eksperti i kriminalistikës: Po

Krimi i ndodhur në Durrës ka ngritur alarmin për armët e zjarrit në vend dhe shpeshtësinë e përdorimit të tyre në konflikte banale të ndryshme. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh në emisionin ‘Now’ në Euronews se situata është alarmante dhe se pothuajse të gjithë po qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Sipas tij, policia duhet të intensifikojë kontrollet duke theksuar se shumë persona minimalisht mbajnë pistoletë nëpër makina ndërsa ka edhe prej atyre që mbajnë antitank nëpër bagazhe.

"Ne ende në 2025 kemi zona në Republikën e Shqipërisë ku ditën dhe natën mund të gjesh të gjithë lokalin të armatosur. Ky është alarm për specialistin e policisë së zonës, agjentët e krimeve që kanë detyrimin kryesor të kontrollojnë territorin.

Pra, nëse e mban atë me vete, ka tendenca të theksuara për të bërë vepër penale. Ka ardhur koha që të shkunden disa zona mirë aty. Ka individë në makina luksoze dhe jo luksoze, minimalja kanë armë brezi, maksimalja kanë antitank në bagazh. Janë kapur kohën e fundit armë të sofistikuara. Janë kapur armë që i kemi parë nëpër filma.

Të fillojnë operacione të forta në çdo automjet. Duhet kthyer ajo e kontrolleve. Janë të armatosur. Këta që vrasin natën dhe ditën, se kanë për gjë t'i kthehen dhe policisë me armë."-tha Karamuço. Versus.al

Poll