AKTUALITET /

Skandal në Golem për pronat, dyshohet se e moshuara u dh*nua nga policia! Avokati nxjerr pamjet

Shkruar nga Versus

Skandal në Golem për pronat, dyshohet se e moshuara u dh*nua nga

Një skandal është shënuar së fundmi në zonën e Golemit, territor që prej kohësh është kthyer në pikë konfliktesh për çështjet e pronësisë. Këtë herë në qendër të akuzave janë edhe vetë efektivët e policisë së shtetit. Një video e bërë publike nga avokati Arben Llangozi tregon momentin kur efektivë të Kavajës kanë ndërhyrë ditën e djeshme në banesën e një gruaje të moshuar.

Skandal në Golem për pronat, dyshohet se e moshuara u dh*nua nga

Pamjet tregojnë momentin kur e moshuara sipas avokatit bie në gjendje të fikëti duke ngritur dyshimet se ndaj saj është përdorur dhunë nga vetë efektivët e policisë. Ndërkohë në vend që të interesohen për gjendjen e saj, policët interesohen më së shumti që ta tërheqin me qëllim që ta shoqërojnë në komisariat. Në rajonin e policisë, e moshuara u shfaq me duar të gjakosura duke shtuar dyshimet se ndaj saj mund të jetë ushtruar dhunë.

 

Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje problemet për pronat në Golem ku pak muaj më parë u dhunua brutalisht Rexhep Ademi i cili kishte protestuar më parë në SPAK për krimet ndaj familjes së tij në kuadër të konfliktit për pronat në zonën e Golemit ku ligji duket thuajse “inekzistent”. Versus.al

Poll