Një rast i rëndë është bërë publik në Vlorë, ku një 82-vjeçare, e cila i ka kushtuar dekada shërbimit në mjekësi, ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në banesën e saj, ndërsa nuk po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Denoncimi është bërë nga djali i saj, Altin Ndoci, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai shprehet se në mungesë të trajtimit spitalor është detyruar të kujdeset vetë për nënën e tij, duke u bazuar, siç thotë ai, edhe në këshilla të marra nga inteligjenca artificiale.
Sipas tij, nëna e tij ka 57 vite kontribut në mjekësi dhe është pjesë e brezit të parë të infermiereve të shkollës mjekësore të Vlorës, ndërsa aktualisht përballet me një plagë të rëndë shëndetësore që po i përkeqëson gjendjen.
Në reagimin e tij, ai kritikon ashpër institucionet shëndetësore dhe mungesën e kujdesit ndaj të moshuarve, duke e cilësuar këtë situatë si një problem të vlerave dhe dinjitetit në shoqëri.
Denoncimi i Altin Ndocit:
Gjithe kurv*ve te politikes se cdo ngjyre, i drejtohem me urimin më shpirteror : Ju denofte zoti atje ku dhimbja tjua shqyej shpirtin !! 57 vite pune kontribut ne mjekesi si profesioniste e diplomuar nena ime, ( matura e pare e 26 infermjereve te para ne Shqiperi te shkolles mjeksore dy vjecare te Vlores) e paralizuar vite dhe nuk e pranon spital per shkak te moshes se thyer per nje mjekim te specializuar ndaj nje plage te frikshme ne koke, mbase fatale qe po i degradon, per te ma besuar mua pozicionin e mjekut kirurg me anen e Chat GPT !!
Mosha e trete nuk kërkon mëshirë o plehra, por dinjitet dhe është detyrë e cdo shteti ta garantojë kte dinjitet ndaj atyre qe i sherbyen me besnikri njerezve !! Moskujdesi ndaj tyre nuk është varfëri burimesh, por varfëri vlerash qe e masakroj perfundimisht moralisht kte vend prostitutash !!/Versus.al

