
Lezhë- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme në Laç pranë gjykatës, në rrugën që të çon tek kisha e Shna Ndout.
Për pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe shitësja e qirinjve pranë gjykatës.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku ndaj disa personave. Katër të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës, ndërsa njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje kritike për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e krimit të rëndë. Versus.al








