AKTUALITET /

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një person (EMRI)

Shkruar nga Versus

Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, plagoset një

Lezhë- Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin. Mësohet se i plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni i cili u paraqit në spital ku mori ndihmë mjekësore. 

Sipas informacioneve, Gjoni ka patur një sherr në lokal me disa persona të tjerë pas një konflikti çasti. 

25 vjeçari i plagosur ka marrë një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll