AKTUALITET /

Tjetër aksident me vdekje në Durrës, 19 vjeçari përplas të riun me motor

Shkruar nga Versus
Tjetër aksident me vdekje në Durrës, 19 vjeçari
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sukth të Durrësit ku një 28 vjeçar ndërroi jetë.

Mësohet se ngjarja ndodhir rreth orës 23:45 në rrugën e cila lidh Sukthin me Rrushkullin në lagjen Stalla ku një makinë me drejtues një 19 vjeçar përplasi motorin që drejtohej nga një 28 vjeçar.

Për rrjedhojë, 28 vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi i makinës u arrestua nga policia e cila po heton për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes së trishtë.

Aksidenti vjen pak ditë pas ngjarjes së kobshme të ndodhur në zonën e Kënetës ku një 57 vjeçar përplasi për vdekje 2 fëmijë teksa luanin në trotuar. Versus.al

Poll