AKTUALITET /

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, arrest për ish-drejtorin e Kadastrës, 8 masa për ish-shefin e Legalizimeve dhe zyrtarë të tjerë (EMRAT)

Shkruar nga Versus
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, arrest për ish-drejtorin e
Ish-drejtori i Kadastrës, Gentian Malotaj

Lezhë- Prokuroria ka lëshuar 9 masa sigurie në kuadër të operacionit kundër tjetërsimit të pronave në zonën e Patokut dhe Shëngjin. Mes personave për të cilët janë lëshuar masa sigurie, janë edhe policë dhe zyrtarë apo ish-zyrtarë publikë.

Konkretisht, masat e sigurisë të lëshuara:

Pjetër Tuçi – Arrest me burg

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – Arrest në shtëpi

Artur Shabaku, ish-shefi i Legalizimeve – Arrest në shtëpi

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës– Arrest në shtëpi

Luiza Bala – Arrest në shtëpi

Hekuran Xhina – Arrest në shtëpi

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Kol Malaj – Ndalim i daljes jashtë shtetit

Martin Ndoka, polic – Pezullim nga detyra publike dhe ndalim i daljes jashtë shtetit

Deri më tani mësohet se bëhet fjalë për ndërtime pa leje në zonat ku janë tjetërsuar pronat. Hetimet janë ndjekur nga prokurorja e Lezhës, Iva Harka.

Vitin e kaluar, ish-kreu i Kadastrës, Gentian Malotaj u përfshi në një skandal të publikuar nga Fiks Fare ku rezultonte se kishte kërcënuar disa qytetarë lidhur me një pronë. Së fundmi, Malotaj ishte angazhuar edhe në fushatën elektorale të PS për zgjedhjet e 11 majit. Versus.al

 

Poll