AKTUALITET /

Tragjedi në Korçë: Dy emigrantë të paligjshëm gjenden të pajetë në zonë malore

Dyshohet se viktimat humbën jetën nga temperaturat e ulëta në zonën mbi fshatin Kamenicë

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Korçë: Dy emigrantë të paligjshëm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qarkun e Korçë, ku dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike në zonë.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar viktimat.

 

Poll