AKTUALITET /

Tragjedi në Luksemburg: Tre të rinj shqiptarë nga Kosova vdesin në aksident rrugorë

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa lajmi u konfirmua nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Luksemburg: Tre të rinj shqiptarë nga Kosova vdesin

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg ka marrë pesë jetë, mes tyre edhe tre shtetas nga Kosova. Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa lajmi u konfirmua nga familjarët e viktimave përmes rrjeteve sociale. Një i afërm i tyre, duke shprehur dhimbjen e thellë, ka bërë të ditur se:

“Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet.”

Poll