
Autoritetet shqiptare konfirmuan dje se 30 vjeçari shqiptar Miklovan Danaj i cili ishte shpallur i zhdukur në Spanjë që prej majit të këtij viti, është gjetur i vdekur. Hetimet po kryhen për vrasje pasi kohë më parë familjarët e tij kshin marrë një mesazh ku u thuhej që të mos e kërkonin më pasi është vrarë.
Mësohet se autoritetet spanjolle kanë marrë AND-në e vëllait dhe vajzës së Miklovan Danajt për të vërtetuar nëse bëhet fjalë për të riun shqoptar apo duke qenë se identifikimi i tij ishte i vështirë.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë në Spanjë u zbulua se personi i fundit që Danaj kishte takuar, ishte Juxhin Drazhi, anëtari i grupit të Elvis Doçit “Visit të Pojës”, grupi i të cilit u godit në Durrës në kuadër të operacionit “Ura”.
Tre javë më parë, autoritetet spanjolle publikuan pamjet e një aksioni në kuadër të të cilit u arrestua Juxhin Drazhi teksa ndodhej në një rezidencë luksoze. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë pasi dyshohet se person kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës me grupin që drejtohej nga “Visi i Pojës”. Drazhi do të merret në pyetje lidhur me zhdukjen e 30 vjeçarit nga Shkodra Miklovan Danaj i cili u gjet i vdekur dje. Por deri më tani nuk ka prova konkrete që të lidhin vrasjen e tij me Juxhin Drazhin. Versus.al







