AKTUALITET /

Tragjedi në Ulqin, shqiptari nga Kosova vr*t bashkëjetuesen nga Shqipëria dhe i vë flakën banesës

Viktima është një grua 36 vjeçare nga Shqipëria.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Ulqin, shqiptari nga Kosova vr*t bashkëjetuesen nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin ku një shqiptar i Kosovës me inicialet B.G u arrestua me dyshimin për vrasjen e një gruaje shqiptare nga Shqipëria. 

Të dy bashkëjetonin në lagjen Kodra të Ulqinit. Ndërsa pas krimit të rëndë, autori i vuri flakën banesës. Ai u lëndua në zjarr dhe u transportua për trajtim mjekësor në spitalin e përgjithshëm në Tivar dhe më pas në qendrën klinike të Malit të Zi në Podgoricë.

"Policia, në një kohë shumë të shkurtër, identifikoi dhe vuri nën kontroll një person i cili, siç dyshohet, kreu krimin e vrasjes së rëndë në kurriz të gruas së tij të pamartuar gjatë natës, dhe më pas i vuri zjarrin shtëpinë ku jetonin së bashku, në lagjen Kodra në Ulqin. Departamenti i Sigurisë së Ulqinit u njoftua mbrëmë rreth orës 00:30 se kishte shpërthyer një zjarr në një ndërtesë banimi, një shtëpi në lagjen Kodre. Zyrtarët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje ku u gjet trupi i pajetë i një personi të panjohur, i identifikuar më vonë si D.N (36), shtetase e Shqipërisë", thuhet në deklaratën e policisë.

Siç u shtua, oficerët e policisë gjetën dhe kontrolluan shpejt një person të panjohur me lëndime që rezultuan nga zjarri, i cili më vonë u përcaktua të ishte 46 vjeçari shqiptar. Versus.al

Poll