
Tregtarët e Vlorës, u mblodhën sot para bashkisë në shenjë proteste, për të kundërshtuar zhvendosjen e tregut.
Ata kërkojnë që të dëgjohet mendimi, dhe interesat e tyre për tregun në Vlorë, pasi kanë shumë vite që punojnë aty dhe ushqejnë familjet.
“Është e patolerueshme, prandaj ne kërkojmë që asnjë tregtar të mos lëvizi nga ato vende pa u ndërtuar një treg i mirëfilltë. Duhet të jetë i mbuluar me të gjitha kushtet, me uji aty brenda dhe banja. Nuk e di me kë këshillohet kryetarja e bashkisë, nuk ka dëgjuar mendimin tonë së pari, dhe jo vendosi ai atje lartë dhe nuk lëviz ky vendim”, tha një tregtar.
Ata kërkuan që të ndërtohet treg i ri me standarde më pas të zhvendosen për të vijuar aktivitetin në ndërtesën e re.
“Të bëjnë treg të ri dhe ne jemi dakord, por jo kështu të na zhvendosin pa pyetur”, u shpreh një grua.
Protestuesit u ankuan, se kryebashkiakja Brunilda Mersini, nuk është konsultuar fillimisht me tregtarët të cilën prekem nga mbyllja e tregut./Versus.al

