AKTUALITET /

“Tregu nuk plotëson kushtet e sigurimit teknik”, prefekti i Durrësit: Zjarri ende nuk është shuar!

Prefekti nënvizoi se shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të mungesës së kushteve teknike në treg, i cili është i ndërtuar me infrastrukturë të përkohshme dhe lidhje elektrike jo të standardizuara.

Shkruar nga Versus

 

“Tregu nuk plotëson kushtet e sigurimit teknik”, prefekti i

Pas zjarrit masiv që përfshiu pasditen e sotme tregun industrial në zonën e plazhit të Durrësit, prefekti i qarkut, Emiljano Jani, doli në një deklaratë për mediat ku dha detaje mbi situatën dhe ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.

Jani falënderoi efektivët zjarrfikës nga Durrësi, Shijaku, Kavaja dhe Kamza për reagimin e shpejtë, i cili, sipas tij, ndihmoi në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në tregun e përbërë nga mbi 20 dyqane sezonale.

Prefekti nënvizoi se shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, për shkak të mungesës së kushteve teknike në treg, i cili është i ndërtuar me infrastrukturë të përkohshme dhe lidhje elektrike jo të standardizuara.

“Zjarri ishte masiv. Janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse të Durrësit, Autoritetit Portual, si dhe njësitë nga bashkitë Shijak, Kavajë e Kamzë. Janë përdorur edhe bote uji nga institucionet vendore,” – u shpreh Jani.

Ai shtoi se, ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.

“Ende nuk kemi një vlerësim të plotë të dëmeve, por janë të shumta. Tregu është i menaxhuar nga një subjekt privat dhe nuk përmbush asnjë standard sigurie teknike, ndaj zjarri përparoi me kaq shpejtësi. Jemi të lumtur që nuk pati pasoja në njerëz. Puna për shuarjen e plotë të zjarrit vijon,” përfundoi prefekti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet zyrtare të zjarrit. /Versus.al

Tags:

zjarr durres

Poll