AKTUALITET /

TRONDITET PODGORICA: Vrasje e trefishtë në banesë, në kërkim 25-vjeçari. Dy prej viktimave vëllezër shqiptarë - VIDEO

Krimi i rëndë në lagjen Stari Aerodrom dyshohet të ketë ardhur pas konflikteve personale; viktimat, tre burra nga Rozhaja

Shkruar nga Versus

TRONDITET PODGORICA: Vrasje e trefishtë në banesë, në

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Podgoricën, ku tre burra janë gjetur të pajetë brenda një banese në lagjen Stari Aerodrom, në rrugën “Zmaj Jovina”. Viktimat, që sipas të dhënave paraprake jetonin si qiramarrës, dyshohet se janë me origjinë nga Rozhaja dhe mund të kenë lidhje familjare mes tyre.

Krimi u zbulua nga një e afërme e tyre, e cila shkoi në banesë pasi nuk po merrte përgjigje nga viktimat. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilat konfirmuan se bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë.

Autoritetet kanë identifikuar një të dyshuar kryesor për krimin, shtetasin Vehid Murić, 25 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim.

TRONDITET PODGORICA: Vrasje e trefishtë në banesë, në

Policia njofton se janë angazhuar të gjitha strukturat për kapjen e tij, ndërsa u bën apel qytetarëve të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e të dyshuarit.

Viktimat janë tre burra. Dy prej tyre janë identifikuar si vëllezërit Denis Hoti, 28 vjeç dhe Nezrin Hoti, 27 vjeç, nga Rozhajë, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk është bërë ende publik.

Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja nuk lidhet me aktivitet kriminal të organizuar, por dyshohet të ketë ndodhur pas mosmarrëveshjeve personale mes viktimave dhe autorit të dyshuar. Paraprakisht mendohet se krimi është kryer me mjete të ftohta.

TRONDITET PODGORICA: Vrasje e trefishtë në banesë, në

Drejtoria e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, vijon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

Poll