Tropojë- Dy turistë belgë kanë mbetur të bllokuar për më shumë se katër orë gjatë zbritjes në Qafën e Valbonës ndërsa udhëtonin nga Thethi.
Si pasojë e terrenit të vështirë pasi zona është e mbuluar nga akulli dhe dëbora, lëvizja e tyre u bë e pamundur dhe u desh ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve të kërkim shpëtimit.
Gjatë operacionit të zhvilluar në zonë, morën pjesë banorët e Valbonës, Sajmir Kalbaj, Gaz Selimaj të cilët iu erdhën në ndihmë turistëve, si dhe dy punonjës të Policisë së Shtetit.
Pas ndërhyrjes, dy turistët janë nxjerrë nga zona e rrezikut dhe aktualisht janë në gjendje të mirë. Versus.al

