AKTUALITET /

"U ngrita me vrap", shënjestra e mas*krës në Shkodër rrëfen ngjarjen: Vrasësi më ndoqi nga pas

Pavarësisht se Ragip Gila deklaroi se kishte patur konflikt me të, shënjestra e atetatit Erogen Brajoviç deklaroi se nuk e njihte autorin.

Shkruar nga Versus
"U ngrita me vrap", shënjestra e mas*krës në
I plagosuri, Erogen Brajoviç dhe autori Ragip Gila

Erogen Vaso alias Bajroviç i cili ishte shënjestra e atentatit të ndodhur para dy ditëve në qendër të Shkodrës, ka folur sërish për hetuesit që po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e krimit që shkaktoi vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

43 vjeçari i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e autorit Ragip Gila tha para autoriteteve se ai kishte qenë duke konsumuar kafenë e mëngjesit në momentin që kishte parë një person me skafandër në kokë dhe armë zjarri që po hynte në lokal.

“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”- ka deklaruar Vaso duke treguar se autori e kishte ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë.

Ragip Gila kishte deklaruar se me Vason kishte patur konflikte të vazhdueshme, ndërsa vetë ky i fundit ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se as nuk e njeh autorin. Përsa u takon aludimeve në media për pjesëmarrje të tij në grupin kriminal të fisit Bajri, biznesmeni tha se ka miqësi me ta, por nuk është i lidhur me asnjë ngjarje kriminale të ndodhur ku përmendet emri i tyre.

Ditën e djeshme, policia shpalli në kërkim Barush alias Bajram Bregun, një person me precedentë të theksuar kriminalë dhe një 17 vjeçar pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, u gjetën municion armësh në një banesë që përdorej prej të dyve, ndërsa banesa ishte në pronësi të një gruaje që jetonte jashtë vendit. Barush Bregu njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, të shumëkërkuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali i cili është në konflikt me grupin Bajri. Versus.al

Poll