AKTUALITET /

Atentati ndaj Bajroviç, shpallet në kërkim krahu i djathtë i Ibrahim Licit! Dyshohet se i dha a*mët autorit

Shkruar nga Versus
Atentati ndaj Bajroviç, shpallet në kërkim krahu i djathtë
Erogen Bajroviç (i plagosur), i shumëkërkuari Ibrahim Lici dhe i shpalluri në kërkim Barush Bregu

Policia e Shkodrës bëri me dije se për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm në qendër të qytetit ku Ragip Gila vrau me armë zjarri dy persona dhe plagosi 2 të tjerë, janë shpallur në kërkim Barush alias Bajram Bregu, 39 vjeç dhe një 17 vjeçar të cilët dyshohet se e kanë furnizuar autorin me armë zjarri. Kjo për shkak se në një banesë në pronësi të një gruaje që jeton jashtë vendit, u gjetën municione luftarake që dyshohet se i përkisnin Bajram Bregut.

Ky i fundit njihet si krahu i djathtë i Ibrahim Licit, të shumëkërkuarit të shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafësn ë 2019-ën dhe vëllezërve Bilali në 2021-in. Në 2019-ën, FNSH dhe forcat “Shqiponja” e arrestuan Barush Bregun në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për përplasjen e një automjeti të policisë në Shkodër dhe arratisjen nga vendngjarja.

Barush Bregu është një kontigjent i njohur për policinë. Në 2016 është dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjatë një operacioni në banesë i gjeti një automatik kallashnikov.

Dyshohet se 39 vjeçari ka ndihmuar Ibrahim Licin në vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali dhe ngjarje të tjera kriminale. Përfshirja e këtij në këtë ngjarje ku objektivi ishte Erogen Vaso alias Bajroviç ngre dyshimet se edhe Ibrahim Lici mund të jetë i përfshirë në planifikimin e këtij atentati. Versus.al

Poll