Shkodër- Pas kontrolleve në lagjen “Guerrile” pas atentatit të ndodhur dje ku u vranë 2 persona dhe u plagosën dy të tjerë, u zbulua një bazë armatimesh ku dyshohet se autori Ragip Gila mori armët për të kryer krimin e rëndë.
Në kërkim janë shpallur Barush Bregu alias Bajram Bregu, 39 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për veprat penale ”Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”. Këta të fundit përdornin si bazë armatimesh banesën në pronësi të një gruaje e cila jeton jashtë vendit.
Bregu njihet si personazh me të shkuar kriminale dhe si krahu i djathtë i Ibrahim Licit. Gjatë kontrolleve në banesën që përdorej prej tij, u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatike dhe 6 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni luftarak, 45 kapsolla detonatore elektrike, një automjet tip “Audi” me targa të vjedhura në qytetin e Lezhës, 5 dronë të madhësive të ndryshme, pajisje shtesë për dronë, 1 laptop dhe 5 aparate fotografike. Policia po vijon punën për kapjen e 39 vjeçarit dhe adoleshentit të shpallur në kërkim. Versus.al
View this post on Instagram







