AKTUALITET /

U përplas nga kamioni, ndërron jetë 37 vjeçari

Shkruar nga Versus

U përplas nga kamioni, ndërron jetë 37 vjeçari

37-vjeçari i cili u përfshi në një aksident rrugor ditën e djeshme, fatkeqësisht ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spital.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, ku një kamion me drejtues 48 vjeçarin, F.P goditi 37-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me motor.

Policia ka prangosur shoferin e kamionit që u përfshi në aksidentin rrugor.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. P., 48 vjeç, banues në Belsh, pasi dje, në aksin rrugor “Çepe–Belsh”, kamioni që ai drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në fshatin Seferan.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi E. K. ka humbur jetën në spital”.

Poll