AKTUALITET /

U thirr dëshmitar në GJKKO për çështjen "Partizani", Bamir Topi mohon presionin për firmosjen e dokumentit që i hapi rrugën privatizimit

Në përgjigje të të pandehurit Jamarbër Malltezi, Topi tha se nuk kishte pasur asnjë presion prej tij apo Berishës për këtë proces.

Shkruar nga Versus

U thirr dëshmitar në GJKKO për çështjen

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka mohuar se ndaj tij është bërë presion për firmosjen e një dokumenti që i hapi rrugën privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

“Procesi i planit të përhapjes ishte një proces teknik. Përgatitja bëhej nga Shtabi i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithë procesi asistohej nga ekspertë të NATO. Ishte proces që tek Presidenti vinte vetëm për tu mbyllur juridikisht”, deklaroi ai. 

Në përgjigje të të pandehurit Jamarbër Malltezi, Topi tha se nuk kishte pasur asnjë presion prej tij apo Berishës për këtë proces.

“Kurrë, kurrë, kurrë. Nuk ka dalë asnjëherë kjo histori. Asnjëherë”, tha dëshmitari. I vetmi shqetësim që i ishte shfaqur për “Partizanin” kishte qenë nga ish-kreu i Komandës Mbështetëse, të cilin e kishte pritur në një takim, por sqarimet ia kishin dhënë këshilltarët e tij.

Ndërsa i pandehuri Malltezi pretendoi se ushtarakët e kanë gënjyer ish-presidentin. Seanca e radhës e dosjes “Partizani” u caktua për më 14shtator, seancë ku pritet të thirren disa dëshmitarë mes të cilëve, ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Paro Laçi./Versus.al

Poll