AKTUALITET /

“U zumë për makinën”, kush është 50-vjeçari që u plagos në Mamurras

Shkruar nga Versus

“U zumë për makinën”, kush është

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje për plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në lagjen "Zef Hoti" të Mamurrasit.

Raportohet se 50-vjeçari Pjetër Marku ka marrë një plumb në dorë ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Pjetër Marku është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. 

I plagosuri ka dëshmuar se është konfliktuar me një person që nuk e njihte, pas një sherri të momentit për makinën.

“U zumë për makinën”, raportohet të ketë deklaruar 50 vjeçari para uniformave blu.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.

50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll