Një zjarr i fortë ka përfshirë një apartament në një pallat shumëkatësh në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në afërsi të spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Flakët janë pikasur fillimisht nga banorët, të cilët kanë konstatuar tym dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Lushnjës, zjarri është izoluar në apartamentin e katit të tretë dhe është shmangur përhapja në banesat e tjera të pallatit.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se pronari i banesës, një 40-vjeçar, i ka vënë flakën apartamentit në disa vende dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime policore bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor.
Aktualisht, forcat e policisë janë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al
View this post on Instagram

